Sporti

Robin van Persie refuzon ofertën, nuk do të jetë në stafin e Manchester United

04/09/2022 08:00
nga:Mergim Rreci

Robin van Persie refuzoi ftesën e Erik Ten Hag për të qenë asistent trajner i Manchester United për sezonin e ardhshëm, zbulon Daily Mail .

Trajneri i Ajax-it, i cili me shumë gjasa do të jetë trajneri i ri i ” Djajve të Kuq” sezonin e ardhshëm, tashmë po përpiqet të formojë stafin që do ta shoqërojë në “Old Trafford”, por Robin van Persie preferon të qëndrojë në Feyenoord, përcjell GazetaBlic Sport.

Aktualisht, van Persie është ndihmësi i Arne Slot në skuadrën e Roterdamit, ku ai është gjithashtu përgjegjës për stërvitjen e sulmuesve.

/GazetaBlic Sport/