Sporti

Robin Van Persie pritet të bëhet trajner i ekipit të njohur në Holandë

04/24/2024 11:25
nga:Lorik J

Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United, Robin van Persie, është afër arritjes së një marrëveshjeje për t’u bërë trajner i Heerenveen, sipas mediave në Holandë.

Që nga përfundimi i karrierës së tij si lojtar në vitin 2019, Van Persie ka punuar si trajner për ish-klubin e tij Feyenoord në nivelin e të rinjve.

Van Persie ka qenë trajner i Feyenoord-it U-18 dhe U-19 këtë sezon, por kuptohet se ka refuzuar një ofertë nga klubi holandez për të menaxhuar U-21-të në favor të një roli në ekipin e parë.

Sipas AD, Van Persie ka zhvilluar disa raunde bisedimesh me Heerenveen.

/GazetaBlic Sport