Sporti

Robin Krasniqi limiton numrin e komentuesve në rrjetet sociale

08/06/2023 14:11
nga:L J

Në stadiumin “Fadil Vokrri” mbrëmë Haxhi Krasniqi fitoi titullin “WBC Silver”, duke mposhtur boksierin nga Algjeria, Nadjib Mohammedi.

Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi fitoi këtë titull, pasi gjyqtari e ndali ballafaqimin në raundin e nëntë, me vendimin se Mohammedi duket diskualifikuar, pasi ka thyer shumë rregulla të boksit, e me ç’rast iu dhurua kështu fitorja boksierit nga Juniku.

Pas këtij meçi pati shumë reagime, ku tifozët shqiptarë nuk ishin të kënaqur me atë çka panë në ring.

Krasniqi në postimin e tij të fundit në Facebook vërehet se ka bërë limitimin e njerëzve që mund t’i komentojnë në postim.

Në postimet paraprake duket qartazi se shumë tifozë të tij e kritikuan për paraqitjen…

/GazetaBlic Sport