Sporti

Robertson: Reali di të fitojë finalet

05/29/2022 11:03
nga:E K

Real Madrid triumfoi dje ndaj Liverpoolit në finalen e Champions League që u mbajt në Paris.

Liverpool pësoi humbje me rezultat 0-1, me goditjen e vetme në portë të Los Blancos në drejtim të Alisson Becker, shkruan GazetaBlic Sport.

Vinicius ishte realizatori i golit të triumfit të Real Madrid.

Pas ndeshjes mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson, deklaroi se Real Madrid janë një skuadër e madhe që di si ti fitojë finalet.

Natyrisht që dhoma e zhveshjes është e qetë, e shkatërruar – kjo është ajo që ndodh kur ju vini në finale dhe nuk fitoni. Kur përballesh me një ekip me përvojë, ata dinë të fitojnë finalet”, ishin fjalët e tij për ‘BT Sport’.

Tutje, ai tha se ekipi i tij kishin përball një portier që bëri pritje të pabesueshme.

“Ne patëm raste, dolëm kundër një portieri të pabesueshëm sonte, ai bëri disa pritje të pabesueshme”, vazhdoi skocezi.

/GazetaBlic Sport/