Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, Andy Robertson reagoi për trazirat që karakterizuan fatkeqësisht para-ndeshjen e finales së Champions League të luajtur dje.
Para ndeshjes tifozët e Liverpoolit u përballën me policinë franceze dhe ndeshja u shtye për 36 minuta, teksa kishte shumë probleme të raportuara nga “Reds”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ishte e tmerrshme për tifozët tanë dhe për të gjitha familjet e pranishme në stadium”, tha fillimisht Robertson.
“Nuk ishte një përvojë e këndshme. Liga e Kampionëve duhej të ishte një festë, por nuk ishte. Përgatitjet ndoshta nuk kanë qenë aq të mira sa duhet, por jam i sigurt se do të hapet një hetim për atë që ka ndodhur”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


