Sporti

Roberton: Ishte një ndeshje e vështirë, por e merituam fitoren

09/15/2021 23:10
nga:Lorik J

Skuadra e Liverpoolit ka fituar ndaj Milanit në “Anfield” me rezultatin 3:2.

Pas ndeshjes, mbrojtësi i Liverpoolit, Andy Robertson ka folur për media, ku tha se ishte një takim shumë i vështirë, sidomos kur ishin në disavantazh me rezultatin 1-2, megjithatë u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Tifozët e pëlqyen momentin kur ishim në avantazh! Ne ramë paksa dhe i lamë të ktheheshin në lojë. Ne u përpoqëm të dilnim dhe të bënim atë që bëmë në pjesën e parë”, tha fillimisht Robertson.

“Çfarë goli të bukur ka shënuar Henderson!”

“Me të vërtetë ishte e vështirë, por ne arritëm ta rikthejmë rezultatin. Është një fitore e mirë dhe e merituar.”

“Ishte një lojë e mirë. Ka kaluar një kohë që nuk kemi pasur tifozët prapa në Ligën e Kampionëve, kështu që ishte vërtet bukur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport