Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, ka folur për media para ndeshjes çerekfinale të Euro-2020 kundër Italisë.
Ai ka theksuar se ekipi kishte kohë për të pushuar pas ndeshjes kundër Portugalisë, e cila u zhvillua të Dielën, përcjell GazetaBlic Sport.
“Italia do të na sulmojë që nga sekondi i parë, unë pres një ekip shumë të strukturuar dhe dinamik. Ndeshja kundër Portugalisë duhet të ishte luajtur më vonë në garë, zakonisht nuk ka lojëra kaq të forta kaq shpejt, por për fat të mirë kishim ditë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe për t’u përgatitur për ndeshjen” tha Martinez.
Vlen të potencohet se ndeshja mes Belgjikës dhe Italisë luhet nesër nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport


