Sporti

Roberto Martinez i “mahnitur” nga Ronaldo: Është një lojtar unik dhe shumë i rëndësishëm në dhomën e zhveshjes

06/18/2023 20:23
nga:E K

Dy golat e Bruno Fernandes dhe një gol nga Bernardo Silva i mjaftuan mbrëmjen e djeshme “luzitanëve” portugezë, për të siguruar një tjetër fitore në kualifikueset e Kampionatit evropian, Euro 2024, kësaj radhe ndaj Bosnje Hercegovinës me rezultatin e thellë 3 me 0.

Në fushë ishte dhe “lideri” i portugezëve, Cristiano Ronaldo, i cili edhe pse nuk arriti të shënojë qofte edhe një gol të vetëm, sërish ka “mahnitur” teknikun Roberto Martinez, kësaj radhe me cilësitë e tija drejtuese gjatë lojës e për këtë foli dhe tekniku spanjoll pas përfundimit të ndeshjes, ku vlerësoi jo pak cilësitë e lojtarit.

“Ronaldo tregon përkushtim shembullor ndaj Kombëtares. Është shumë e lehtë të debatosh apo të thuash që nuk është në formën më të mirë. Cristiano si kapiten është një shembull se si të jesh i disponueshëm për kombëtaren.

Ai është një lojtar unik në futbollin botëror, pasi ka luajtur 199 ndeshje për Kombëtaren. Është shumë e rëndësishme për dhomën e zhveshjes.

Mendoj se qëndrimi i tij ishte perfekt, ai punonte gjatë gjithë kohës, edhe pa top, duke ndjekur planin e ekipit. Jam shumë i lumtur sepse pasimi për Diogo Jota ishte shembull i një lojtari që kërkon më të mirën për skuadrën”,- u shpreh “numri 1” i pankinës së “luzitanëve”.