Sporti

Roberto Mancini flet pas triumfit historik në Kampionatin Evropian

07/12/2021 00:31
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini foli pas triumfit të madh në Kampionatin Evropian.

E mori Italinë në një situatë të keqe, ku nuk kishte mundur të kualifikohej dot në Botërorin e 2018 dhe e shpalli kampione Evrope. Pas ndeshjes Mancini u ndal të fliste shkurt për mediat duke mos e fshehur gëzimin, përcjell GazetaBlic Sport.

‘’Ishim mirë. E pësuam herë golin, kaluam shumë vështirësi, por më pas dominuam lojën. Djemtë ishin të mrekullueshëm.

Ky triumf ishte shumë i rëndësishëm për të gjithë italianët dhe të gjithë tifozët tanë. Jemi shumë të kënaqur. Shpresoj të festojnë dhe në rrugë. Jam shumë i kënaqur me këta djem’’, tha Mancini.

/GazetaBlic Sport/