Sporti

Roberto Mancini flet para ndeshjes me Turqinë, ka një mesazh për futbollistët e tij

06/10/2021 16:10
nga:Mergim Rreci

Italia dhe Turqia e nisin nesër me ndeshjen hapëse Kampionatin Evropian.

Kombëtarja e Italisë do të tentojë që me një fitore nesër ta fillojë mbarë kompeticionin më të madh evropian për shtete, përcjell GazetaBlic Sport.

Para kësaj ndeshjes, trajneri i kësaj kombëtarje, Roberto Mancini tha se kombëtarja e Turqisë është një kombëtare shumë e fortë.

“Turqia është një ekip i fortë, sepse lojtarët e tyre janë të mirë teknikisht dhe fizikisht të fortë. Ata janë përmirësuar shumë. Do të jetë e njëjta lojë kundër Zvicrës dhe Uellsit. Ky grup është mjaft i vështirë. Nuk ka gjasa për të gjetur skuadra të dobëta në një konkurs si kjo“, tha Mancini.

Ndeshja zhvillohet nesër  me fillim nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/