Roberto Donadoni beson se ai ka identifikuar çelësin e vështirësive të fundit të Milanit për të shënuar.
Kuqezinjtë rikthyen vendin e dytë mbrëmë me një fitore 4-2 ndaj Empolit, duke i dhënë fund një periudhe të formës së dobët gjatë së cilës ata arritën vetëm shtatë pikë në gjashtë ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.
Veçanërisht, Brahim Diaz nuk kishte paraqitje të mira dhe u zëvendësua nga Franck Kessie në një rol më të avancuar, mesfushori i Fildishtë kontribuoi me dy gola.
“Milani po ndjen mungesën e Rafael Leaos dhe Ante Rebic, të cilët të dy kanë një sy për golin”, tha për La Gazzetta dello Sport ish-anësori i kuqezinjve dhe trajneri i Italisë, Donadoni.
“Brahim Diaz është dikush që mund të krijojë mundësi, por ai thjesht nuk ka një instinkt goli në ADN-në e tij. Stefano Pioli mund të punojë me ta dhe t’i bëjë anësorët të sulmojnë më shpesh portën, por shumë varet thjesht nga karakteristikat e lojtarëve.
Brahim Diaz është në huazim për dy sezone nga Real Madrid dhe ka kontribuar me katër gola me katër asistime në 20 paraqitje konkurruese për Milanin deri më tani këtë sezon.
Megjithatë, goli i tij më i fundit ishte në fitoren 2-1 si mysafir ndaj Spezias më 25 shtator.
/GazetaBlic Sport/


