Sporti

Roberto Carlos mund të jetë trajner i ri i Fenerbahces

12/29/2021 09:48
nga:Mergim Rreci

Fenerbahce është në treg për një trajner dhe Roberto Carlos tani është në krye të listës.

Sipas shtypit turk, pasi nuk arriti marrëveshje me Joachim Low, klubi turk më pas e ka kthyer vëmendjen te Roberto Carlos, i cili aktualisht është një nga ambasadorët e Real Madridit, përcjell GazetaBlic Sport.

Ish-mbrojtësi i krahut ndodhet me pushime në Brazil, por me gjasë do të udhëtojë drejt Turqisë më 15 janar për të parë ndeshjen mes Antalyasporit dhe Fenerbahçes.

Roberto Carlos do të jetë në dispozicion për t’u kthyer në stërvitje në Turqi, në atë që do të ishte projekti i tretë përpara një klubi në atë vend, pas Sivasspor dhe Akhisarspor.

/GazetaBlic Sport/