Legjenda braziliane, Roberto Carlos është i bindur se Italia meritonte të fitonte Kampionatin Evropian dhe se Chelsea duhet të ia ndërtojë një statujë Jorginhos.
Italia ngriti trofeun për herë të parë që nga 1968, duke mposhtur Anglinë pas gjuajtjes së penalltive, përcjell GazetaBlic Sport.
“Njerëzit e Roberto Mancini nuk fituan vetëm sepse ata luajtën futboll pozitiv dhe e bënë këtë si një ekip. Ata gjithashtu kishin mentalitetin e duhur, ”tha Roberto Carlos për gazetën La Repubblica.
“Jorginho ishte vendimtar për Italinë, dhe për Chelsean. Pasi ai i ndihmoi ata të fitonin Europa League dhe më pas Champions League, tifozët anglezë duhet të ndërtonin një statujë të tij në Londër”, tha Jorginho.
/GazetaBlic Sport/


