Sporti

Roberto Carlos i rikthehet futbollit, nënshkruan me skuadrën angleze

01/31/2022 19:59
nga:E K

Roberto Carlos i është kthyer botës së futbollit.

Ish mbrojtësi i majtë i kombëtares së Brazilit dhe skuadrave si Inter e Real Madrid, do të kthehet në fushën e blertë.

Carlos ka arritur marrëveshje me një skuadër amatore, të asaj që njihet si ‘Sunday League’, në Britani të Madhe.

Skuadra me bazë nga pub-i në Shrewsbury ‘Bull in the Barne United’ do t’i ketë shërbimet e Carlos.

Carlos pensionohej në vitin 2015 dhe është tashmë 48 vjeçar.