Showtime

Roberti dhe Laureta nisin pushimet e para si çift, dalin pamjet nga Turqia

06/25/2022 09:18
nga:G C

Këngëtari i njohur, Robert Berisha së bashku me partneren e toj Laureta Maqedonci ka nisur pushimet në Bodrum të Turqisë.

Këngëtari i shumë hiteve ka publikuar në Instastoryn e tij disa fotografi në të cilat shihet në një bar- kafe.

Çifti tash e një muaj kanë bërë publike lidhjen e tyre dhe vazhdimisht shihen së bashku me njëri – tjetrin.

Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani Berisha ka nisur një romancë të re.