Kupa e Botës 2022

Robert Lewandowski: Zhvillimi i Botërorit në mes sezoni dhuroi spektakël dhe kualitet

12/22/2022 20:38
nga:Mergim Rreci

Përpara nisjes së Kupës së Botës, të gjithë e kritikuan idenë e realizimit të një Botërori në mes të sezoni, por rezultoi komplet e kundërta me “Katar 2022”, i cili do të shkruhet me shkronja të arta, në historinë e Kupave të Botës, për spektaklin dhe kualitetin e lojës që dhuroi.

Diçka të tillë e tha dhe sulmuesi i Polonisë dhe Barcelonës, Rober Lewandowski, i cili gjithashtu e konsideroi ndeshjen finale si një nga më të mirat e historisë.

“Ishte një nga finalet më të mira në histori, ndoshta sepse Kupa e Botës u zhvillua në mes të sezonit. Para Kupës së Botës, të gjithë, duke përfshirë edhe mua, mendonin se do të ishte e ndërlikuar. Normalisht finalja është në qershor ose korrik dhe pas 70-75 minutash ritmi bie, por këtë herë thuajse të gjithë lojtarët treguan intensitet të madh, kualitet të lartë deri në fund. Kishte pak lodhje për këtë, jo sepse ishim në fundin e sezonit, por është një ndryshim i madh.”,- u shpreh sulmuesi polak. /i.m /abcnews.al