Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është shpallur futbollisti më i mirë polak i vitit 2024, duke shënuar herën e 12-të që ai e fiton këtë çmim.
Sulmuesi 36-vjeçar vazhdon të dominojë futbollin polak, pasi e ka fituar këtë çmim 12 herë në 14 vitet e fundit.
Çmimi prestigjioz, i krijuar në vitin 1973, ka qenë kryesisht në duart e Lewandowskit gjatë dekadës së fundit.
Përjashtimet e vetme erdhën në vitin 2018, kur portieri i West Hamit, Lukasz Fabianski mori çmimin, dhe në vitin 2023, kur mesfushori i Napolit, Piotr Zielinski u njoh si fitues.
/GazetaBlic Sport


