Reprezentuesi polak Robert Lewandowski, 33 vjeç, ndërpreu kontratën e tij të sponsorizimit me Huawei, pas lajmeve se kompania kineze e telekomunikacionit ishte aleate e Rusisë në mbrojtjen kundër sulmeve kibernetike pas pushtimit të Ukrainës.
Sulmuesi i Bayernit mirëpriti refuzimin e Federatës Polake për t’u përballur me Rusinë në play-off-in e Kupës së Botës, edhe para se ky vend të përjashtohej nga FIFA, përcjell GazetaBlic Sport.
Lewandowski kishte deklaruar se është i tronditur nga ajo që po ndodhë në Ukrainë dhe se do të ishte shumë i lumtur, nëse ky konflikt do të ndalej menjëherë.

/GazetaBlic Sport/


