Sporti

Robert Lewandowski kërcënohet me jetë nga tifozët e Bayernit

07/13/2022 12:54
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski nuk e dëshiron Bayernin, kjo gjë tashmë dihet.

Megjithatë, klubi nuk po pranon largimin e tij dhe polemikat vetëm sa po rriten, shkruan GazetaBlic Sport.

Polaku ka marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale nga tifozët. Ata nuk duan që sulmuesi të largohet nga klubi bavarez për të shkuar te Barcelona.

Me mbërritjen në vitin 2014, ai praktikisht fitoi gjithçka me Bayernin: tetë tituj të Bundesligës, tre Kupa të Gjermanisë, një Ligë të Kampionëve, një Superkupë UEFA dhe madje edhe një Kupë të Botës për Klube. Një bombardues i aftë për të shënuar 344 gola në 375 ndeshje.

Raportohet se këto kërcënime po hetohet nga policia, kjo për shkak se janë në numër të madh.