Sporti

Robert Lewandowski flet pas barazimit të rekordit të Gerd Muller

05/15/2021 19:36
nga:Mergim Rreci

Robert Lewandowski sapo ka barazuar rekordin për më shumë gola (40) në një sezon të vetëm në Bundesliga.

Gerd Müller shënoi 40 gola në sezonin 1971/1972, gjithashtu me fanellën e Bayern Munchen, përcjell GazetaBlic.

Është një arritje e jashtëzakonshme për sulmuesin polak, i cili tashmë ka një ndeshje e gjysmë për ta thyer këtë rekord.

Pas ndeshjes, polaku u shpreh tejet i lumtur ku foli për arritjet e tij në rrjetin e tij social, Twitter.

“Kam arritur një objektiv që dikur dukej i paimagjinueshëm për tu arritur”, tha ai.

“Jam jashtëzakonisht krenar që po bëj histori me Bayernin dhe të jem pjesë e historisë ku tifozët do të mund tju tregojnë ngjarjet fëmijëve të tyre duke ndjekur gjurmët e një legjende siç është Gerd Muller”, tha Lewandowski.

/GazetaBlic/