Sporti

Robert Gjeraj: Nga çdo e keqe vjen një e mirë, Kosova ka fituar lojtarë që mund të llogarisë në të ardhmen

11/19/2023 23:23
nga:E K

Ish futbollisti tashmë trajner dhe analist i futbollit, Robert Gjeraj i ftuar në “Var Show” në “Tëvë1” ka analizuar ndeshjen e fundit të Kosovës ndaj Zvicrës.

Gjeraj deklaroi se Kosova ka fituar lojtarë që mund të llogarisë në të ardhmen duke potencuar lojtarët e Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

“Kur ka filluar ndeshja të gjithë kemi menduar që Zvicra do ta deklasoi Kosovën duke pasur parasysh përbërjet që kanë qenë në fushë, dhe me lojtarë që kanë debutuar për herë të parë. Megjithatë ndodhi e kundërta dhe duke parë lojën e djeshme po vajtoja pikët që kemi humbur me Andorrën, Bjellorusinë dhe Rumaninë. Prej çdo të keqe vjen nga një e mirë dhe e mira e mbrëmjes së djeshme ishte që lojtarët që kanë debutuar të Superligës së Kosovës kishin paraqitje të mirë. Sidomos në këtë situatë ku edhe Zvicra ishte ‘në dyshim’ për t’u kualifikuar”, tha Gjeraj.