Showtime

Robert Berisha rrëfen momentin më të sikletshëm në jetën e tij që ndodhi para 600 personave

11/09/2021 13:33
nga:Genita C

Këngëtari dhe moderatori shqiptar, Robert Berisha, vazhdon të jetë një emër shumë i dashur për publikun.

Roberti është shumë i afërt me ndjekësit e tij ku edhe nuk heziton të tregoj gjëra nga jeta e tij personale, shkruan GazetaBlic.

Këngëtari ka qenë i ftuar në “Vip Dado” dhe për fansat e tij ka zbuluar momentin më të sikletshëm në jetën e tij.

“Para se të fillojë mbrëmja e maturës me 600 maturantë, isha në një ndër lokalet në Prishtinë.
E gjithë salla ishte si me qeramikë dhe duke luajtur me karrige u rrëzova mbrapa para 600 nxënësve. Ashtu kam qëndruar për rreth 2 minuta dhe vetëm kam qeshur. Ka qenë siklet për mua”, tregoi Roberti./GazetaBlic/