Showtime

Robert Berisha me deklaratë të fortë për Elvana Gjatën

04/05/2022 13:42
nga:G C

Këngëtari i njohur Robert Berisha, së fundmi është parë në rolin e prezantuesit.

Javën e fundit të ftuar kishte reperin e njohur Bardhin ku u flit për bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën, për këngën “EX”, shkruan GazetaBlic.

Roberti teksa po fliste me Bardhin me një deklaratë  goditi artisten e njohur Elvana Gjatën.

Duket se Roberti ka hatërmbetje ndaj Elvanës ku tha se i është rritur mendja.

“Elvana është artiste edhe pse iu është rrritur mendja. Ku janë ato vitet që këmi ngrënë e kemi pirë me një hotel dhe kemi udhëtuar me një autobus, me një makinë. Humbën, si je a e din, por është artiste e mirë”- u shpreh Berisha./GazetaBlic/