Ai është gjithmonë i sinqertë në çdo intervistë dhe shpesh herë i thotë gjërat troç fare.
Bëhet fjalë për “showman”-in shqiptar Robert Berisha i cili ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Breaking”, ku foli edhe për një fenomen që sipas tij po ndodh rëndom së fundmi në rininë shqiptare.
Ai ka komentuar faktin që vajzat e reja në Kosovë dhe Shqipëri përfundojnë në një marrëdhënie me burra të vjetër dhe nga pikëpamja e tij, ka dhënë një arsye pse ndodh kjo.
Sipas Robertit, kjo ndodh pasi vajzat rriten pa dashurinë e babait.
“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%”, tha ai.