Sporti

Robben pas pensionimit të Ribery: Faleminderit për gjithçka miku im

10/24/2022 09:15
nga:Lorik J

Falënderimeve për Franck Ribery, i cili ditët e fundit i dha lamtumirën futbollit, i shtohet edhe Arjen Robben, i cili prej shumë vitesh ka krijuar një dyshe të frikshme me francezin te Bayern Munich.

Robben ka theksuar se ishte kënaqësi që ka luajtur me Riberyn, teska tani i ka uruar pensionim të mirë – duke shijuar kohën me familjen, përcjell GazetaBlic Sport.

“Faleminderit për gjithçka miku im. Gjithmonë ka qenë kënaqësi të jem pranë jush, në fushë dhe jashtë saj. Mund të jeni krenar për atë që keni arritur. Ishte një nder për mua të isha pjesë e ‘Robbery’. Tani shijoni kohën me familjen tuaj. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar holandezi në një postim në Instagram.

/GazetaBlic Sport