Sporti

Nesta: Milani bëri mirë që largoi Donnarumman dhe Calhanoglun

07/10/2021 22:12
nga:Mergim Rreci

Milani u kritikua shumë për largimit e Gigi Donnarummas dhe Hakan Calhanoglun në mënyrë të lirë pasi mund të fitonte shumë para me shitjen e tyre.

Por jo të gjithë e shohin si diçka negative këtë fakt. Ish-mbrojtësi Alesandro Nesta në një intervistë për ‘’Sportweek’’ e cilësoi si diçka pozitive largimin e tyre, pasi Milani nuk vendosi asnjë lojtar para klubit.

‘’Klubi dhe aftësia për të transmetuar vlera të caktuara kanë më shumë rëndësi se skuadra. Në këtë kuptim, menaxhimi i situatës së Donnarummas dhe Çalhanoglus ishte shumë i drejtë nga ana e Milanit’’, tha ish-mbrojtësi.

Çalhanoglu u largua me kosto zero drejt rivalëve të Interit duke nënshkruar kontratë 4-vjeçare, po ashtu dhe Donaruma u largua i lirë dhe pritet shumë shpejt zyrtarizimi tek PSG-ja.