Legjenda e sportit të boksit në Kosovë, Aziz Salihu, i cili ka fituar mbi 30 medaljeve te arta në turnire të ndryshme ndërkombëtare dhe është sportisti i parë kosovar që ka arritur të merr pjesë në tre lojëra Olimpike, ku edhe ka fituar medaljen Bronzi në Los Angelos, ka komentuar meçin e Haxhi Krasniqit ndaj Dominic Boesel.
Salihu për ‘GazetaBlic Sport’, tha se e njeh mirë Haxhi Krasniqin dhe beson fuqishën në fitoren e tij.
“Haxhi Krasniqi është sportist i dispilinuar dhe shumë profesionist. Deri tek titulli kampion ai ka ardhur me shumë punë e profesionalizëm dhe mendoj që edhe sonte do të fitojë meçin ndaj Boesel. E meriton fitoren dhe besoj se është shumë i përgatitur fizikisht për këtë meç“, tha fillimisht Salihu, për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas ai tha se nuk beson se Krasniqi do të fitojë me nokaut, kjo për shkak se duhet të jetë i kujdesshëm, sepse tashmë veç e ka titullin në dorën e tij.
“Nuk mendoj që Krasniqi do të rrezikojë dhe të futet në luftë për nokaut. Në meçin e parë ai e bëri këtë gjë për shkak se nuk e kishte titullin dhe tashmë e ka. Duhet të tregohet i kujdesshëm dhe për aq sa e njoh unë atë, besoj që meçin do ta menaxhojë në mënyrën më të mirë“, përfundoi Aziz Salihu.
Meçi zhvillohet sonte në ora 23:00.
/GazetaBlic Sport/


