Lajme

Rizvanolli: Projekti me MCC-në mbështet sigurinë dhe tranzicionin energjetik

05/19/2022 12:06
nga:N M

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në Kuvendin e Kosovës, ka folur për projektin që do të financohet nga Korporata Amerikane – Sfidat e Mijëvjeçarit në Uashington.

“Ky projekt mbështet sigurinë dhe tranzicionin energjetik, aktiviteti tjetër ka të bëjë më sigurinë energjinë elektrike. Po ashtu ka të bëjë me klimën. Është projektet kompakt që synon të arrijë për pjesëmarrje gjinore”, tha ajo. Sipas saj Qeveria do të caktojë një etnitet.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Isak Shabani ka folur për vendimet që dje Specialja mori ndaj Gucatit dhe Haradinajt, si dhe përvjetorin e masakrës së Dubravës.

Kurse deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Kosovës, si dhe vizitën e kryeministrit Kurti që i ka bërë ShBA. Sipas tij vendimet e qeverisë së Kosovës, deri tani kanë qenë në dëm të qytetarëve të Kosovës. Ai ka folur edhe për vendimin e Gjakatës së Apelit rreth tarifave të energjisë dhe se ka ftuar që parat që qytetarët e Kosovës, kanë paguar deri tani tu kthehen atyre që kanë paguar rrymë me tarifa të reja dhe shkarkim të bordit të ZRR-së.

Në emër të Grupit Parlamentar të AAK-së, deputeti Besnik Tahiri, vlerësoi se qeveria e Kosovës për më shumë se një vit po krijon kriza për qytetarët e Kosovës dhe se sipas tij, kjo qeveri po i varfëron ata. Ai ka kritikuar qeverinë për vonesat e qeverisë për ligjin e pagave. Po ashtu sipas tij ligji për tëheqjen mjeteve të TRUS-it,m duhet të sillet sa më shpejt në kuvend.

E deputeti i VV-së, Driton Hyseni ka folur për zhvillimet që kanë të bëjnë me enrgjinë e Kosovës. Ai ka lavdëruar qeverinë e Kosovës për bashkëpunimin me MCC dhe projektin e baterive që do të rritë prodhimin e energjisë në Kosovë.