Lajme

Rizvanolli prezanton pesë objektivat strategjike

05/27/2022 20:41
nga:Astrit Gashi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, së bashku me përfaqësues të Kabinetit dhe Departamentit të Energjisë në ME, kanë mbajtur takimin e fundit konsultativ me përfaqësues të shoqërisë civile, para se drafti i Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 të shkojë për konsultime brenda Qeverisë, e më pas në konsultime publike.

Gjatë diskutimit, Rizvanolli me përfaqësues të grupeve punuese kanë prezantuar pesë objektivat strategjike dhe specifike të cilat përfshijnë:

Përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemit ekeltroenergjetik;

Dekarbonizimi dhe promovimi i energjisë së ripërtërishme;

Rritja e efiçiencës së energjisë;

Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe funksionimi i tregut; si dhe

Mbrojtja dhe fuqizimi i konsumatorëve.