Lajme

Rizvanolli paralajmëron humbje prej 9.4 milionë eurosh nga mosmiratimi i ligjeve për energjinë

05/14/2026 17:51
nga:Genita C

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se Kosova rrezikon të humbasë rreth 9.4 milionë euro për shkak të mosmiratimit të ligjeve për energjinë në Kuvend, raporton GazetaBlic.

Sipas saj, Ligji për Energjinë Elektrike dhe Ligji për Energjinë nuk u miratuan për shkak të bllokimit nga opozita, pavarësisht se kishte vota për kalimin e tyre.

“Sa i përket ndihmave të sektorit të energjisë dhe obligimeve të tjera që ndërlidhen me Ministrinë e Ekonomisë, unë mund të them shifrën e saktë: është rreth 9.4 milionë që rrezikojmë t’i humbim si rrjedhojë e mosmiratimit të dy ligjeve për energjinë që i kishim në Kuvend Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjin për Energjinë.”