Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në Dialogun e parë Ministror të Energjisë në Athimë, ku është folur për temën “Garantimi i sigurisë energjetike në një botë në zhvillim”.
Sipas komunikatës së Ministrisë, Rizvanolli ka thënë se siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës.
“Ministrja Rizvanolli gjatë diskutimit me ministra ka cekur që siguria e energjisë mund të arrihet vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë, në të cilin varen pavarësia dhe siguria energjetike e Evropës. Është kritike që ky bashkëpunim të ndërtohet jo vetëm duke u bazuar në zhvillim ekonomik por në vlerat tona të përbashkëta evropiane, të paqes e demokracisë”, thuhet në komunikatë.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, ministri i Bullgarisë, Rosen Hristov, ministri i Italisë, Gilberto Pichetto Fratin si dhe ministri i Rumanisë, Virgil-Daniel Popescu.


