Lajme

Rizvanolli: Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike!

06/16/2023 22:38
nga:Y I

Në Konferencën e mbajtur në selinë e Këshillit Atlantik në Uashington DC, për shkak të krizës energjetike që është krijuar nga lufta në Ukrainë, u diskutua për bashkëpunimin transatlantik dhe për sigurinë e furnizimit me energji përpara dimrit, për përpjekjet afatgjata të dekarbonizimit dhe për mbështetjen për sektorin energjetik të Ukrainës.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në pjesëmarrjen e saj virtuale ka theksuar se, në këto dy vjet qeverisje në Kosovë ka pasur shumë sfida energjetike, siç ka qenë kriza e paprecedentë energjetike në Evropë, e cila ka prekur edhe Kosovën, të cilën e ka gjetur me kapacitete të vjetra dhe jo të besueshme 40 apo 60 vjeçare.

“Ajo gjithashtu potencoi se Kosova ka marrë një kthesë në politikën energjetike dhe një mision shumë ambicioz për të transformuar sektorin tonë të energjisë për të dekarbonizuar sektorin tonë energjetik deri në vitin 2050, duke parashikuar objektiva shumë ambicioze, por realiste për ndërtimin e kapaciteteve të rinovueshme, duke shtuar mbi 1300 kapacitete të rinovueshme kryesisht nga era dhe dielli deri në vitin 2031, krahasuar me 240 që kemi aktualisht. Këtë e vërteton fillimi i ankandit tonë të parë për 100 megavat të PV Solare, nga të parat në gamën e ankandeve të erës dhe diellit që janë në rritje, por ndërkohë ne po punojmë edhe në disa projekte, duke përfshirë ato inovative sipas standardeve evropiane dhe standarde globale, si ngrohja qendrore e fuqizuar nga sistemet diellore dhe gjithashtu investimi në bateri për të rritur fleksibilitetin e sistemit tonë” thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë: