Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për ndërprerjen e furnizimit me ujë nga kanali i Ibër Lepencit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga një sulm terrorist, raporton GazetaBlic.
Për të siguruar kanalit, janë realizuar punime inxhinierike, duke ndërprerë furnizimin mbrëmë. Si rezultat, disa komuna mund të përjetojnë reduktime të ujit gjatë ditës.
Rizvanolli ka sqaruar se punimet janë përfunduar dhe furnizimi me ujë ka rifilluar. Prioritet do të mbetet furnizimi i Termocentralit Kosova B, pasuar nga furnizimi i qytetarëve. Ajo inkurajoi qytetarët të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informacion të saktë.
Ministrja falënderoi ekipin e Ibër Lepencit dhe autoritetet që mbikëqyrën punët gjatë natës.