Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij, raporton GazetaBlic.
Rizvanolli ka kërkuar nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut që urgjentisht të zhvillojnë hetim administrativ dhe të sigurojnë llogaridhënie nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e protokolleve të sigurisë.
Ajo ka kërkuar gjithashtu rivlerësimin e masave të sigurisë dhe zbatimin rigoroz të tyre për mbrojtjen e punëtorëve.


