Lajme

Rizvanolli: Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore

08/29/2024 14:55
nga:Genita C

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marr sot pjesë në hapjen e pikës së Postës së Kosovë në veri të Mitrovicës.

Rizvanolli përmes një postim në Facebook ka thënë se nga posta në veri u ka dërguar një kartolinë familjarëve në Londër.

“Kënaqësi të jem konsumatorja e parë e pikës së re të Postës së Kosovës në Mitrovicën Veriore, nga ku u dërgova një kartolinë familjarëve në Londër Së bashku me ministrin Elbert Krasniqi, vizituam këtë pikë e cila, bashkë me tetë pikat tjera të Postës në 4 komunat veriore dhe në kufi, do të sigurohen që secili qytetar i Republikës së Kosovës ka qasje në shërbime cilësore, si shërbimet postare, pagesat për regjistrimin e automjeteve, dënimet në trafik, dokumentet personale e lincesat e ndryshme në institucione, ndër të tjera. Përveç shërbimeve postare e të pagesave, në këtë pikë ofrohen edhe shërbimet nga VALA – Telekomi i Kosovës”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook.