Lajme

Rizvanolli: KEK’u ka qenë dhe mbetet njëra ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës

09/21/2024 12:53
nga:Sh R

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Korporata Energjetike e Kosovës ka qenë dhe mbetet ndër ndërmarrjet më të rëndësishme të Kosovës.

Rizvanolli ka thënë se do të sigurohen që KEK-u të mbetet akter kyç në sektorin e energjisë, me portfolio të diversifikuar të kapaciteteve gjeneruese, duke përfshirë energjinë e ripërtëritshme të diellit e të erës, me fuqi punëtore të ripërtërirë e të kualifikuar.

“Përmes ekspozitës “A, POËER PLANT” e kuruar nga Gazmend Ejupi, e realizuar me përkrahje të GIZ Kosovo në kuadër të #KSDË-së e skulpturave të konceptit “vizatime në ajër” nga Burim Berisha, refelektuam mbi rolin historik të KEK-ut jo vetëm në sektorin tonë të energjisë por në zhvillimin e ekonomisë e të shtetit tone”, ka shkruar KEK.