Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka theksuar se Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022 dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh.
Ministrja përmes një postim në “Facebook” ka prezantua të dhëna për punën në këtë ndërmarrje, duke e sqaruar se pas shtatë vitesh humbje, tani ajo po sjell fitime.
“Ibër Lepenci u shndërrua në ndërmarrje fitimprurëse që nga viti 2022, dhe pritet të ketë fitim edhe më të madh më 2024, pas së paku 7 vitesh me humbje”, ka shkruar Rizvanolli, përcjell GazetaBlic.
Postimi i plotë: