Lajme

Rizvanolli: Asnjë cent nuk përfundon në xhepat e KESCO-së dhe KEDS-it

01/24/2022 19:12
nga:Q R

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka treguar se ku do t’i marrin të hollat prej 75 milionë eurove për subvencionimin e menaxhimit të situatës së krizës energjetike.

“Paratë do të merren nga kontigjenca që në buxhet janë ndarë 100 milionë euro ose nga mjetet për rimëkëmbje nga pandemia”.

Ajo ka theksuar se destinacioni përfundimtar i këtyre të hollave do të jetë subvencionimi i faturave të qytetarëve dhe bizneseve.

“Asnjë cent nuk përfundon në xhepat e KESCO-së ose KEDS-it, nëse kjo ju brengos. Sa i përket mekanizmit si do të shkojë, kjo do të bëhet në mënyra të ndryshme. Kam kërkuar të dizajnohet një mekanizëm sa më i thjeshtë dhe efiqient për të gjithë”, ka thënë Rizvanolli.

Vendet që kanë më shumë të infektuar me COVID-19, më shumë viktima dhe të vaksinuar