Ekipi i ri i Mahrez është Al Shamal, i cili aktualisht është i pesti në Ligën e Yjeve të Katarit.
Lajmi u konfirmua nga klubi me një mesazh goditës në rrjetet sociale, i cili shkruante: “Bota e di emrin e tij. Tani ai mban emrin tonë. Riyad Mahrez.”
Ky transferim i jep fund spekulimeve rreth të ardhmes së njërit prej futbollistëve më teknikë afrikanë, i cili ka provuar klasin e tij në skenën më të madhe evropiane.
Ndër sukseset e tij më të rëndësishme në karrierë janë: Kampion Afrikan me ekipin kombëtar algjerian në vitin 2019 dhe triumfi në Ligën e Kampionëve në vitin 2023.
/GazetaBlic Sport


