Riyad Mahrez u kap me shpejtësi duke vozitur me automjetin e tij.
Atij iu dha nj gjobë prej gati 3,000 euro dhe ndalim i vozitjes për 56 ditë, përcjell GazetaBlic Sport.
Masat e vendosura tani për anësorin 30-vjeçar algjerian janë për faktin se ai u konsiderua një shkelës i përsëritur i veprimit të tillë, pasi Mahrez gjithashtu u kap me shpejtësi nëntorin e kaluar.



