Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të diskutuar rreth kohës se kur mund të mbahet rivotimi për komunën e Dragashit e që votues do të jenë vetëm diaspora.
Kjo pasi që Gjykata Supreme ka marrë vendim që të ketë rivotim në këtë komunë, vetëm për votat e diasporës, e të cilat janë pëcaktuese se kush mund ta fitoj Dragashin PDK ose LDK.
Valmir Elezi ka thënë për Gazeta Blic se janë 1.090 votues nga jashtë që kanë të drejtë vote.
“Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021. Numri i votuesve jashtë Kosovës për komunën e Dragashit është: 1,090”, tha Elezi.
Me kë do të qeverisë PDK-ja në Mitrovcë?- Bedri Hamza flet për Gazeta Blic!


