Lajme

Rivotimi i diasporës për Dragashin, KQZ pranon 137 pako nga jashtë vendit

12/06/2021 12:35
nga:N M

Qytetarët e Dragashit që jetojnë jashtë vendit po vazhdojnë të votojnë për të zgjedhur kryetarin e Dragashit për katër vitet e ardhshme.

Data për votim është e hapur deri me 13 dhjetor.

Valmir Elezi zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka treguar për Gazeta Blic se deri këtë të hënë sa pako kanë pranuar nga diaspora.

“Është duke vazhduar periudha për përsëritjen e votimit për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, e cila ka filluar më 29 nëntor. Deri këtë të hënë, KQZ ka pranuar 137 pako të supozuara me fletëvotime. Duke u mbështetur në ligj, KQZ do të pranojë fletëvotime më së largu deri më 13 dhjetor”‘, ka thënë Elezi.

Rivotimi i diasorës për këtë komunë ka ardhur pas vendimit të PZAP dhe Gjykatës Supreme nën dyshimet se ka pasur manlipulim të procesit me votat e diapsorës.

Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm 1,090 votuesit jashtë Kosovës të komunës së Dragashit, të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.

Në garë janë dy kandidat, ai i Partisë Demokratike të Kosovës Shaban Shabani dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xheladin Rexhepi.

Paralajmërimi i infektologut të njohur: Varianti i ri i koronavirusit përhapet më shpejt se Delta