Lajme

Rivarrosen shtatë viktimat e Masakrës së Krushës së Vogël

03/26/2022 13:33
nga:Astrit Gashi

Me ceremoni shtetërore, sot janë rivarrosur shtatë viktimat e masakrës së Krushës së Vogël.

Në përvjetorin e 23-të të Masakrës së Krushës së Vogël u rivarrosen mbetjet mortore të Hysen Zylfiut, Nue Prenkaj, Sami Shehu, Ahmet Berisha, Nuredin Shehu dhe Skifter Batusha.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe shumë qytetarë.