Një slogan në mbështetje të tifozëve të Dinamo Zagrebit u shfaq dje në ndeshjen mes Hajduk Split dhe Slaven Belupo.
Kujtojmë se Bad Blue Boys shkaktuan konflikte të mëdha në Greqi, ku mbeti i vrarë një tifoz i AEK-ut. Qindra tifozë kroat janë arrestuar dhe janë aktualisht në burgun e Athinës, përcjell GazetaBlic Sport.
Rivalët e përbetuar të Dinamo Zagreb, tifogrupi, Torcida ngriti sloganin: “Liri për Bad Blue Boys”.
Kështu kanë dashur të solidarizohen tifozët e Hajdukut dhe sigurisht që do të ketë shumë komente për këtë mesazh nga tribuna veriore.
/GazetaBlic Sport
Torcida: “Freedom to Bad Blue Boys” ? pic.twitter.com/xVRzWb0hCa
— ?? (@TheCroatianLad) August 13, 2023


