Drenica ka marrë një fitore të madhe në Ligën e Parë ndaj Trepçës, me rezultatin bindës 3-0.
Ekipi i Bylbyl Sokolit ka triumfuar me rezultatin e thellë 3-0, me hat-trickun e Kreshnik Ukës.
Tani, Drenica mban pozitën e parë dhe ka +5 pikë nga ndjekësit.
Në Mitrovicë, Liria ka marrë poashtu një fitore masive, me rezultatin minimal 0-1.
Golin e vetëm, por me shumë peshë e realizoi Diar Nikqi pas 58 minutave lojë.
Tani, Liria ka 40 pikë, po aq sa Trepça 89′ e Vëllaznimi.
/GazetaBlic Sport/