Sporti

Rivali i tij për një fanellë titullari te Inter, Asllani zbulon diferencën me Calhanoglu

10/07/2023 16:04
nga:E K

Kristjan Asllani foli para ndeshjes së Inter me Bolognan.

Mesfushori i kombëtares zbuloi edhe diferencat e tij me Hakan Calhanoglu, rivalin e tij për një vend titullari në formacionin zikaltër.

Asllani e pranoi se në krahasim me turkun, i duhet të përmirësohet më shumë në aspektin difensiv.

“Calhanoglu është shumë i fortë në gjithçka, po ashtu edhe në fazën defensive. Ndoshta, ky është aspekti që mua më mungon disi në këto momente. Por, ai më këshillon çdo ditë dhe jam shumë i lumtur që e kam në krahë”, u shpreh Asllani.