Kristjan Asllani zbuloi diferencat e tij me Hakan Calhanoglu, rivalin e tij për një vend titullari në formacionin zikaltër.
Mesfushori shqiptar e pranoi se në krahasim me turkun, i duhet të përmirësohet më shumë në aspektin difensiv.
“Calhanoglu është shumë i fortë në gjithçka, po ashtu edhe në fazën defensive. Ndoshta, ky është aspekti që mua më mungon disi në këto momente”, tha fillimisht ai.
“Por, ai më këshillon çdo ditë dhe jam shumë i lumtur që e kam në krahë”, u shpreh Asllani.


