Sporti

Rivaldo propozon këtë legjendë të futbollit për trajner të Barcelonës

10/28/2021 08:34
nga:Lorik J

Ish lojtari i Barcelonës, Rivaldo ka propozuar Xavin si trajner të ri të katalunasve.

Ekipi i madh katalunas ka shkarkuar trajnerin e tyre, Ronald Koeman pas humbjes 1-0 nga Rayo Vallecano, përcjell GazetaBlic Sport.

Legjenda e Barcelonës, Rivaldo beson se Xavi është trajneri i duhur për ekipin e “Camp Nou”.

“Pasi u largua Koeman, unë do të doja që Xavi të marrë një mundësi tek Barcelona. Unë besoj se ai mund ta nxjerrë klubin nga kjo situatë”, shkroi Rivaldo në Instagram.