Thashethemet për një lamtumirë të mundshme të Neymar Jr. kthehen në Paris Saint-Germain në çdo merkato.
Kampioni brazilian mund të largohet nga klubi parisien në fund të sezonit aktual, siç sugjeron bashkëkombasi i tij Rivaldo, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sinqerisht nuk mendoj se do të ndodhë menjëherë, por në fund të sezonit PSG mund të jetë e interesuar ta shesë lojtarin te rikuperon një pjesë të investimit, ndërsa “Ylli brazilian më në fund mund të luajë në Premier League. Në këtë skenar, mendoj se Manchester City do të ishte klubi perfekt për të, sepse ai do të luante në një ekip shumë sulmues dhe mund të fitonte shpesh”, tha Rivaldo.
/GazetaBlic Sport


