Ritvana Fetahu, vajza nga Puka, u largua nga programi natën e “Për’puthen Prime”.
Sot ajo ishte e ftuar te emisioni “Shqipëria Live” ku foli për eksperiencën e saj, por ajo që ka tërhequr vëmendjen së fundmi është marrëdhënia e saj me Azemin.
Kanë dal lajme se ata janë në një lidhje gjë që Ritvana e mohoi, por nuk la pa përmendur lëvdata për djalin nga Presheva.

“Jo, jo nuk jemi në një lidhje, ne kemi kontakte shumë me njëri-tjetrin, flasim edhe me FaceTime, por që jo asgjë nuk është konsoliduar deri tani. Nuk përjashtohet mundësia e një lidhjeje. Azemi është qoftë modern, qoftë dhe tradicional, ka fiks ato gjëra që unë i dua tek një djalë. Tradicional kur vjen puna te familja, ne si shqiptar i duam këto gjëra. “,- tha Ritvana.
Ata gjithashtu i kanë dedikuar story njëri-tjetrit në Instagram.



